Menaxheri i Contes zbulon nëse do të largohet nga Chelsea

Federico Pastorello pret që Antonio Conte të mbetet si menaxher i “Blues”.

Sport

17/02/2018 09:13

Menaxheri i Antonio Contes, Federico Pastorello ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga posti i menaxherit në Chelsea.

Conte spekulohet se mund të largohet nga detyra pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, Pastorello pret që Conte të mbetet si menaxher i “Blues”.

“Sezonin e ardhshëm e shoh ende në Chelsea, dhe ka kontratë të vlefshme edhe për një sezon e gjysmë. Atij nuk i pëlqen t’i lë gjërat në gjysmë”, u shpreh Pastorello për “Rai Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Kombëtarja italiane? Ai e ka bërë rrugëtimin e tij, preferon të punojë ditë pas dite me një ekip”, theksoi ai. /Lajmi.net/