Menaxheri i “Coca Cola” në Rusi, zhduket në mënyrë misterioze

Drejtori i stabilimentit të “Coca Cola” në Rusi, është zhdukur në mënyrë misterioze. 

Bota

02/12/2014 16:09

Dimitri Sochnikov, 37 vjeç, është parë për herë të fundit të premten kur është nisur për në punë dhe qysh atëherë asgjë nuk dihet më për të.

Autoritetet e kanë shpallur të zhdukur ndërkohë që përfaqësuesit e lartë të kompanisë amerikane, teksa kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me palën ruse, janë shprehur të alarmuar nga misteri i ngjarjes.