Menaxheri goditi futbollistin

Menaxheri i Newcastle Unitedit, Alan Pardew e ka futur veten në telashe me Federatën e Futbollit të Anglisë pasi goditi me kokë futbollistin e Hull Cityt, David Meyler, në fitoren e skuadrës së tij në KC Stadium. Incidenti ndodhi në fazën përfundimtare të takimit, kur Newcastle ishte në avantazh të thellë prej 3:1. Pardew filloi…

Sport

01/03/2014 17:49

Menaxheri i Newcastle Unitedit, Alan Pardew e ka futur veten në telashe me Federatën e Futbollit të Anglisë pasi goditi me kokë futbollistin e Hull Cityt, David Meyler, në fitoren e skuadrës së tij në KC Stadium.

Incidenti ndodhi në fazën përfundimtare të takimit, kur Newcastle ishte në avantazh të thellë prej 3:1.

Pardew filloi të shkëmbente fjalë të nxehta me Meylerin jashtë vijës anësore të fushës, afër bankinës së tij, ndërsa pasi ish futbollisti i Sunderlandit iu afrua atij, menaxheri i Newcastles duket sikur e qëlloi me kokë, gjest për të cilin u përjashtua.

Ai ka kërkuar falje duke thënë se gaboi me atë që bëri, por tani mbetet të shihet nëse do të suspendohet për veprimin e tij që ia solli përjashtimin. Newcastle fitoi në fund 4:1.