Memushaj me pseudonime qesharake për bashkëlojtarët

Ledian Memushaj, i karakterizuar edhe nga sensi i tij i humorit, ka vënë nga një pseudonim ose sinonim për një pjesë të shokëve të Kombëtares.

Sport

26/06/2016 14:07

“Të gjithë i kam miq të mirë dhe ata më njohin. E dinë që nuk janë dashakeqëse, por batuta. Gjithsesi, do mundohem t’ua gjej shumë të përafërta”, u shpreh mesfushori vlonjat duke qeshur, transmeton Panorama Sport.
Berisha – Seriozi

Shehi – Më serioz se Berisha

Lila – Simpatiku

Mavraj – Muri (Është shumë i fuqishëm, si mur në qendër të mbrojtjes)

Hysaj – Bimbo (Kështu e thërras, sepse është si vogëlush në fytyrë, por futbollist i jashtëzakonshëm në fushën e lojës)

Ajeti – Tullaci

Cana – Legjendë

Roshi – Harmonia (Pa të në grumbullime, nuk do të qeshnim dot aq shumë. Mban ekipin në harmoni)

Abrashi – “Pitbulli”

Kukeli – I përuluri

Sadiku – Kurnaci. As një kafe nuk të paguan. (qesh)

Cikalleshi – Turku (Që kur ka vajtur në Turqi, ka lënë mjekër)

Balaj – Ivan Drago (Si ai aktori tek ai filmi)

De Biazi – I shqetësuari (Është gjatë gjithë kohës në ankth dhe i shqetësuar para ndeshjeve)

Tramexani – Bukuroshi (I pëlqen pamja e tij e jashtme)

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.