Memushaj: Nuk e prisja atë nga tifozët shqiptarë

Ledian Memushaj ka mbetur i zhgënjyer si nga rezultati i ndeshjes, ashtu edhe nga incidentet në tribuna të cilat sollën ndërprerjen e saj. për “Super Sport: ai deklaroi se nuk e kishte pritur një situatë të tillë.

Sport

24/03/2017 23:42

“Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, patëm raste për të barazuar apo edhe për të shkuar në avantazh. Nuk shënuam, në rastin e parë Italia na bëri direkt gol.

Në pjesën e dytë nuk u futëm njëlloj. Goli i dytë i Italisë na hoqi çdo shpresë”.

“Më erdhi pak gjynah për tifozët tanë, që janë special. Të them të drejtën nuk e prisja, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Aty ishin edhe “Tifozat Kuq e Zi” që desha t’i falënderoja, se në një moment të vështirë më kanë qëndruar afër”, ka thënë Memushaj për incidentin në fushë.