Memushaj në ekipin e ‘dështakëve’ nga Serie A

Në skuadër ka zënë vend edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj.

Sport

11/10/2017 15:12

Ledian Memushaj është përfshirë në formacionin më të dobët deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka përzgjedhur ekipin e përbërë nga futbollistët që kanë dështuar deri më tani me paraqitjet e tyre.

Në skuadër ka zënë vend edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, përcjell “lajmi.net”.

Memushaj u largua nga Pescara për te Benevento. Por, nuk ka bërë paraqitje të mira deri më tani gjatë këtij sezoni. /Lajmi.net/