Memushaj mbetet në Serie A, ja cila skuadër e kërkon – Lajmi.net
Memushaj mbetet në Serie A, ja cila skuadër e kërkon
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliMerkatoSerie ASport 14:36, 9 August 2017
Vazhdon ende në udhëkryq e ardhmja e Ledian Memushajt. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është mes Sionit dhe Beneventos. Të dyja skuadrat kanë plane të ndryshme për të fituar shërbimet e kapitenit të Peskarës.

Sioni– Skuadra e drejtuar nga Paolo Tramexani, e ka lënë disi në heshtje transferimin e Memushajt, por nuk ka hequr dorë prej tij. Zviceranët mendojnë se me këtë strategji mund ta bëjnë Peskarën që të ulë pak çmimin.

Kuptohet qartazi se këta të fundit nuk janë të interesuar për ta mbajtur mesfushorin në skuadër sepse është një nga më të paguarit dhe deri në vitin 2021 do të shpenzonin miliona euro. Peskara do të rregullonte disi bilancet me largimin e Memushajt, shkruan PanoramaSport.

Benevento- Mirëpo, Benevento është më e qartë dhe më e sigurt në atë që po bën për të bindur Peskarën.

Skuadra e ngjitur këtë vit në Serinë A është gati të bëjë një ofertë që mund të shkojë pak më afër asaj që pretendon ekipi i Peskarës. Bëhet fjalë për afro 1 milionë euro, shifër për të cilën shqiptari mund të lihet i lirë.

Fjalët kyçe: Ledian Memushaj

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels