Memushaj largohet nga Benevento, klubi i ri prapë nga Italia

PërLedian Memushajn, Bari është gati të ofrojë shkëmbimin me mbrojtësin Arkimede Morleo.

Sport

05/01/2018 12:25

Ledjan Memushaj po përflitet gjithmonë e më shumë për një kalim të mundshëm tek Bari.

Është “Gazzetta dello Sport” që shkruan se ekipi i Serisë B që mban vendin e katërt në klasifikim, e kërkon mesfushorin vlonjat, si një përforcim për kualitetin e skuadrës.

Për Memushajn, Bari është gati të ofrojë shkëmbimin me mbrojtësin Arkimede Morleo.

Mes drejtuesve të Beneventos dhe ekipit të Barit pritet një takim në javën e ardhshme. Tek Bari, Memushaj do të gjejë edhe një mesfushor tjetër të Kombëtares, Migjen Bashën.