Memushaj humbi penalltinë, trajneri Oddo me deklaratë të papritur

Trajneri Massimo Oddo nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen e Pescaras së tij 3-0 në fushën e Lazios të shtunën mbrëma.

Sport

18/09/2016 11:56

Megjithatë, 40-vjeçari ka “zhveshur” nga përgjegjësia e disfatës kapitenin Ledian Memushaj për penalltinë e humbur në minutën e 35-të, kur rezultati ishte 0-0.

“Penalltitë edhe mund të humben, por ne zëre se nuk zbritëm fare në fushë”, ishin fjalët e teknikut italian pas ndeshjes.

Ndërkaq, mediat italiane nuk kanë vonuar të rikujtojnë faktin që ish-mbrojtësi ka qenë një specialist nga pika e bardhë, duke gabuar vetëm tri penallti nga 25 gjithsej në karrierë.

Sa për Memushajn, i cili gjithashtu njihet si goditës i mirë i 11-metërshave, e djeshmja ishte penalltia e katërt e humbur nga 20 që ka gjuajtur gjithsej.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.