Memorial interesant për viktimat e Breivikut në Norvegji

Artisti Jonas Dahlberg, tha se “Plagët e Kujtesës” risjell përvojën fizike të largimit, reflektimit nga humbja e përhershme e papritur”. Rrënojat nga dheu i nxjerrë nga shkëmbi do ta formojnë një pjesë të memorialit në Oslo ku Breivik detonoi një bombë.

Bota

06/03/2014 17:04

Një pjesë e shkëmbit të hequr nga toka në ishullin norvegjez të Utoeya, është dizajni fitues për memorialin në kujtim të viktimave të vrasësit masiv norvegjez, Anders Behring Breivik.

Artisti suedez, Jonas Dahlberg, tha se “Plagët e Kujtesës” risjell përvojën fizike të largimit, reflektimit nga humbja e përhershme e papritur”.

Rrënojat nga dheu i nxjerrë nga shkëmbi do ta formojnë një pjesë të memorialit në Oslo ku Breivik detonoi një bombë.

Breivik u dënua në gusht të vitit 2012.

Atij iu shqiptua dënimi prej 21 vjetësh burg pasi pranoi se ka vrarë 77 persona, ka bombarduar kryeqytetin e Norvegjisë para se të hapte zjarr ndaj një kampi të rinjsh në Utoeya.