Memli zgjedh mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Rubrika "Kë zgjedh" e emisionit "Mirage" këtë javë protagonist kishte deputetin Memli Krasniqi.

ShowBiz

10/11/2017 21:15

Në këtë rubrikë, të ftuarit vihen në siklet në lidhje me atë se cilin emër ta zgjedhin mes opsioneve që kanë përballë.

Meqenëse para se të futej në politikë, Memli është marrë me muzikë dhe ishte reper i njohur, në opsionet që iu dhanë në këtë rubrikë kishte emra nga muzika dhe politika.

Ndër të tjera, ai kishte për detyrë të zgjedhte edhe mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në videon e mëposhtme nga minuta 3:23 mund të kuptoni se cilin prej dy politikanëve të lartëpërmendur e zgjedh Memli Krasniqi. /Lajmi.net/

YouTube player