Memli sot feston ditëlindjen, babai e uron me një foto nga ditëlindja e tij e parë

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

25/01/2018 13:36

Me rastin e këtij 38 vjetori ai ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë, shkruan lajmi.net

Por ai më i veçanti është urimi i babait të tij prof. dr, acs, Milazim Krasniqit i cili ka zgjedhur llogarinë e tij në Facebook për ta publikuar një fotografi të rrallë atëherë kur ai festonte veç 1 vjet jetë.

”Memli sot i mbushi 38 vjet. 38 vjet gëzim e krenari për familjen tonë. Urime, babush! Zoti të dhashtë gjithë të mirat, gjithmonë. Në foto: ditëlindja e parë e Memlit, me kumbarën e tij, Prof. Dr. Sadri Bajraktarin, duke ia prerë flokët”, ishte urimi i babait të tij./Lajmi.net/