Memli Krasniqi: Vetëm në komunizëm shteti ka ndërhyrë në sektorin privat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur ndërhyrje flagrante të shtetit në sektorin privat, propozimin e deputetes Mimoza Kusari, që të përfshihen gratë 40 për qind nëpër borde të kompanive private.

Lajme

15/03/2018 11:38

“Nuk duhet të përzihen dardhat dhe mollët, nuk fola për të drejtat e njeriut. Të drejtat janë pjesë e Kushtetutës, ne po flasim për ushtrimin e një biznesi, për sektorin privat. Nuk mund shteti, nuk duhet, në komunizëm ua ka imponuar, pyetni bizneset a është normale shteti me ju kallu kënd me shti në bord, unë jam për me rrit atë nivel. Problemi është që nuk duhet t’ia imponojmë ne si shtet, ky është vendim autokratik. Nuk ka të bëjë me drejtat dhe liritë e garantuara. Po flas për sektorin privat, nuk është Kushtetuese mbi të gjitha. Në Kushtetuese do të na e kthejnë mbrapsht”, ka thënë Krasniqi.