Memli Krasniqi tregon arsyen e veçantë pse ai dhe gruaja e tij do ta kujtojnë Bajram Rexhepin (Foto)

  Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës Memli Krasniqi, ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 21 gushtit të këtij viti. Krasniqi thotë se ka punuar gjatë me Rexhepin i cili sipas tij shquhej për humanizëm dhe përkushtim të madh në punë. Por deputeti i PDK’së ka treguar…

Lajme

23/08/2017 00:38

 

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës Memli Krasniqi, ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 21 gushtit të këtij viti.

Krasniqi thotë se ka punuar gjatë me Rexhepin i cili sipas tij shquhej për humanizëm dhe përkushtim të madh në punë.

Por deputeti i PDK’së ka treguar edhe një arsye më të veçantë pse ai dhe bashkëshortja e tij Meliza Krasniqi, do e kujtojnë përherë ish-kryetarin e Mitrovicës.

Thotë se ishte Bajram Rexhepi, ai i cili në cilësinë e kryetarit të Mitrovicës kishte kurorëzuar martesën e tyre.

Shkrimi i plotë i Memli Krasniqit në Facebook:

Sot, ia dhame lamtumiren e fundit Bajram Rexhepit, njeriut te mire te Kosoves, qe u shqua per humanizmin e tij, per sinqeritetin e tij dhe per perkushtimin e madh ndaj punes dhe vendit.

Kam pase fatin qe te punoj me te per shume vite dhe ta njoh nga afer personalitetin e tij te vecante. Gjithmone i dashur e njerezor, gjithmone i drejtperdrejte, gjithmone i guximshem. Ishte nje ze i arsyes qe s’i ka ikur kurre sfidave dhe pergjegjesise.

Do te na mungoje te gjitheve dhe me se shumti familjes se tij. Por, kujtimi per te dhe puna e tij do te mbesin gjithmone me ne.

Meliza dhe une kemi edhe nje arsye me shume qe ta kemi perhere ne zemer, sepse ai ishte njeriu qe edhe zyrtarisht e kurorezoi martesen tone, si Kryetar i Komunes se Mitrovices.

Doktorr, u prehsh ne paqe dhe te qofte i lehte dheu i kesaj toke. Vertete, do te na mungosh…