Memli Krasniqi: Izolimi i padrejtë 20 vjeçar u thye

Ministri në largim i Sportit, Memli Krasniqi ka shprehur gëzimin e tij për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Sport

09/12/2014 12:11

Ministri në largim i Sportit, Memli Krasniqi ka përshëndetur për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj gëzimin për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Izolimi i padrejtë 20 vjeçar u thye dhe tash mendojmë vetëm për gara dhe suksese”, shkroi ai në Facebook.

“Jam i nderuar që kam pasur rastin të punoj çdo ditë, çdo orë për këtë qëllim të cilit ia arritëm. Ky ishte misioni im në sport dhe krenar që me kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, me drejtues të tjerë të sportit, me Majlinda Kelmendin e Driton Kuken e përfunduam ashtu siç duhet. Urime sportistëve, punëtorëve sportiv, gazetarëve të sportit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Respekt për të gjitha gjeneratat që punuan në këtë rrugëtim tonin”, përfundoi ai.