Melinda i kundërpërgjigjet ‘keq’ Taynës, shikojeni çfarë videoje i ka publikuar

‘Palo’ titullohet kënga të cilën Melinda e publikoi para dy ditësh.

ShowBiz

16/12/2018 17:19

Melinda pasi publikoi këngën “Palo”, në rrjetet sociale qarkulluan komente ku thuhej se ajo u bëri ‘diss’ repereve tjera me këtë projekt, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge, ajo ia ka shoqëruar edhe videoklipin, në të cilin erdhi tejet atraktive.

Por, ishte Tayna ajo e cila së fundi ka publikuar një video në InstaStory, në të cilën shfaqet duke dëgjuar këngën me titull “Palo”, të kënduar nga Puri, KILATE TESLA  dhe Kalibwoy, kështu duke e akuzuar për vjedhje Melindën.

Por kjo e fundit nuk e la me kaq pasi zgjodhi që t’ia kthejë me të njëjtën monedhë.

Melinda në llogarinë e saj në Instastory e ka publikuar një video ku dëgjohet melodia e “Picasso” nga Migos dhe Drake.

‘’Wow ku e kom ni qet beat???’’ ka shkruar Melinda pranë postimit. Ngashmëria e ‘’Picasso’’ dhe këngës së fundit të Taynës ‘Pow Pow’ është e madhe./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player