Melenchon kundër Le Pen në balotazh, por nuk i jep mbështetje as Macronit

Udhëheqësi i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon ka treguar se në balotazh do të jetë kundër Marine Le Pen.

Bota

28/04/2017 23:38

Megjithatë ai nuk ka pranuar ta përkrah as kandidatin e pavarur, dhe njëherësh favoritin për president, Emmanuel Macron transmeton lajmi.net

“Unë nuk duhet të ju them për kënd të votoni, ka thënë Melenchon.

Ai ka paralajmëruar se si Le Pen ashtu edhe Macron do të krijojnë në Francë një gjendje të paqëndrueshme.

Marine Le Pen në një tubim të mbajtur sot u kishte bërë thirrje votuesve të Melenchon që ta votojnë atë në balotazh. /Lajmi.net/