Mëlçi të fërguara

Përbërësit :

Lifestyle

12/02/2018 13:09

 

4copa mëçli të prera hollë

2qepë, perime të përziera (oriz, misër, bizele)

1spec i kuq i prerë imët,

Karrotë e prerë në katrorë të vegjël,

1tubë majdanoz

100gr gjalpë, vaj për fërgim, kripë, piper.

Në një tenxhere me ujë të nxehtë me kripë, zihen të gjitha perimet për 15 minuta. Qepa pritet në rrathë dhe vihet të fërgohet në gjalpë të nxehtë. Hidhet kripë dhe mbulohet me kapak gjersa të zbutet. Përzihet kohë pas kohe. Shtohet majdanozi i prerë imët. Mëçlitë përmillen vetëm nga njëra anë dhe fillimisht fërgohen në vaj të nxehtë nga ana e përmillur, pastaj skuqen edhe në anën tjetër.

Në mes të pjatës, ku do të shërbehen, derdhen perimet, përreth mëlçitë të cilat kriposen pasi të vendosen në pjatë, kurrse mbi to, qepët me majdanoz. Zbukurohen me trëndafil domateje dhe shërbehen me verë të zezë. /Lajmi.net/