Mel Gibson baba për të nëntën herë!

Mel Gibson dhe e dashura e tij prej dy vitesh, Rosalind Ross, janë në pritje të një fëmije në fillim të vitit të ardhshëm.

ShowBiz

17/09/2016 12:22

Gibson, 60 vjeçar, tashmë baba i tetë fëmijëve është shumë i lumtur për këtë shtatzëni.

“Mel dhe Rose janë shumë të emocionuar për fëmijën” ka deklaruar një burim i afërt me çiftin.

Ndër të tjera është thënë që Mel dhe Rose mezi që presin të bëhen prindër dhe se këta të dy nuk kanë qenë kurrë më të lumtur.

Ky do të jetë fëmija i parë për Ross ndërsa i nënti për Gibson.