Meksikë, vritet një zyrtarë i lartë – Lajmi.net
Meksikë, vritet një zyrtarë i lartë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 11:50, 21 April 2017
Në shtetin federal të Meksikës, Guerrero, është vrarë sekretari i përgjithshëm i partisë më të madhe majtiste në vend.

Zyra e prokurorit të Përgjithshëm në Guerero thotë se sekretari i Partisë Revolucionare Demokratike, Demetrio Saldivar, është vrarë në qytetin Chilpancino.

Dëshmitarët okularë rrëfyen se fillimisht dy persona i kishin prerë rrugën me automobil Salivdarit, dhe më pas kanë hapur zjarr dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në qershor të vitit 2013, në një mënyrë të ngjashme u vra dhe lideri i kësaj partie Estrada Merino. Ai u vra në shtetin Oaxaca, ndërsa trupi i tij u gjet pas disa ditësh në një plantacion, raporton Anadolu Agency.

Shteti federal Guerrero karakterizohet për një numër të madh vrasjesh, ndërsa dje u zbuluan në Chipancino tre trupa të copëtuar, të dy burrave dhe të një gruaje.

Fjalët kyçe: Meksike, Vrasje

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown