Meksikë, kryebashkiaku martohet me krokodil (Foto)

Kryebashkiaku i San Pedro Huamelula, Victor Aguilar është martuar me një krokodil.

Fun

03/07/2017 13:45

Këtë gjë e ka bërë për shkak të një tradite shumë të vjetër, sipas të cilës martesa me krokodil i sjell fat të mirë peshkatarëve të zonës.

Krokodili femër, përpara se të martohej, u pagëzua gjatë javës së kaluar, ndërsa në fundjavë u vesh me të bardha dhe goja iu mbyll në mënyrë që mos të kafshonte njeri.

“Me këtë ritual ne kërkojmë që lagunat dhe deti të na japin të gjithë ushqimin që na nevojitet dhe që gjithçka të shkojë mbarë për të gjithë banorët tanë”, tha kryebashkiaku. /Lajmi.net/