Meksika ‘harron’ Chichariton

Javier “Chicharito” Hernandez nuk është ftuar nga selektori i Meksikës, Miguel Herrera për Copa America.

Sport

12/05/2015 11:27

Selektori i Meksikës, Miguel Herrera nuk e ka ftuar sulmuesin e Real Madridit, Javier “Chicharito” Hernandez, për Copa America.

Ky i fundit nuk është në mesin e të ftuarave pasi Herrera ka vendosur ta lërë jashtë ekipit.

Hernandez ka luajtur pak këtë sezon te Los Blancos, përveç në ndeshjet e fundit kur Karim Benzema ishte i lënduar.

Meksika bënëë pjesë në Grupin A, të Copa Americas, së bashku me Kilin, Ekuadorin dhe Bolivinë.