Mekaniku tërhiqet zvarrë nga vetura që rrëshqet nga merimanga (Video)

Ky është momenti kur një mekanik tërhiqet zvarrë nga makina, derisa po mundohej ta ndalonte pasi kishte rrëshqitur nga merimanga me të cilën ishte transportuar.

Auto & Tek

19/02/2017 00:06

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një veturë e tipit Honda Jazz që ishte në pjesën e pasme të merimangës fillon të rrëshqas, pasi mekaniku kishte prekur pa dashje butonin duke mos e ditur se vetura ende nuk kishte prekur mirë në tokë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz dhe vetura nuk është dëmtuar, por përkushtimi për të mos e dëmtuar veturën iu shpërblye, kur pronarja e veturës iu afrua dhe i dhuroi një ledhatim si shenjë mirënjohje për profesionalizmin e treguar.

Videoja e publikuar në internet është filmuar nga ekrani i një kompjuteri, ku njëra nga dy vajzat skoceze që dëgjohen duke qeshur në video është pronarja e veturës që iu afrua këtij të riu për ta falënderuar.