Meizu Pro 7 vjen me specifika interesante

Deri tani nuk kanë dalë shumë informata mbi Meizu Pro 7 por kjo gjë duket se do të ndryshojë.

Auto & Tek

14/05/2017 13:57

Ekipi i GizChina.it kanë arritur të marrin disa specifika interesante mbi pajisjen, përmes një burimi të një kodi.

Prej këtyre specifikave, është i përfshirë edhe procesori Helio X30 dhe kamera ‘dual’, në pjesën e pasme të telefonit.

Ky burim e liston kamerën Sony IMX386 (12MP) dhe kamerën Sony IMX286 (12MP) si pjesë të inkuadruar në harduer, së bashku me kamerën frontale Samsung S5K368 (16MP).

Pjesa tjetër e specifikave duket se janë pjesë e spekulimeve të mëhershme. Meizu Pro 7 pritet të ketë ekran prej 5.2 inç me teknologjinë 3D Touch, RAM memorien me 6GB dhe sistemin operativ Flyme OS që punon përmes Android 6.0 ose 7.0.