Mehmedi: E vështirë të luajmë kundër mëmëdheut

Njëri nga gjashtë shqiptarët e Zvicrës, Admir Mehmedi, ka thënë se do ta kenë të vështirë përballjen me Shqipërinë në Evropian.

Sport

28/03/2016 11:16

Futbollisti shqiptar që luan te Zvicra, Admir Mehmedi, ka treguar se dëshira e tyre ishte që ta evitonin një përballje me Shqipërinë.

“Jam shqiptar nga Maqedonia, një nga gjashtë futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen me Zvicrën. Të gjithë ne dëshironim ta evitonim të përballeshim me Shqipërinë. Do të jetë e vështirë të luajmë kundër mëmëdheut”, tha Mehmedi, transmeton Supersport.al.

Shqipëria do të debutojë një Kampionatin Europian pikërisht në sfidën përballë Zvicrës më 11 Qershor.