Meha nënshkruan me klubin e ri

Alban Meha do të transferohet tek skuadra turke, Konyaspor, pas largimit nga Padeborn.

Sport

09/06/2015 15:12

Alban Meha është bërë me skuadër të re.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshje me Konyasporin, që garon në elitën e futbollit turk.

Sipas gazetës turke, “Sabah”, lojtari ka arritur marrëveshje dy vjeçare, përcjell GazetaOlle.com.

29-vjeçari u largua nga Paderborni ditë më parë, pasi skuadra e tij humbi statusin e elitës në Bundesligën gjermane.

Lojtari ka pozuar në një foto edhe me një përforcim tjetër të Konyasporit.