Megjithatë lojtarët e Barcelonës kalojnë nëpër ‘korridorin e nderit’

Më në fund lojtarët e Barcelonës kanë kaluar nëpër ‘korridorin e nderit’.

Sport

06/05/2018 23:27

Barcelona e mbajti epitetin e skuadrës së pamposhtur edhe pas xhiros së 36-të në La Liga, duke barazuar 2:2 me Real Madridin në ‘Camp Nou’.

‘Los Blancos’ kishte refuzuar t’ia bënte ‘korridorin e nderit’ Barcelonës, që disa javë më parë janë shpallur kampion të La Ligas.

Por nëse jo skuadra e Real Madridit, atë lojtarëve të Barcelonës ia bënë stafi teknik i skuadrës.

Pas ndeshjes me Real Madridit, Pique mori mikrofonin për të thënë:” Ne jemi kampion dhe sot askush nuk na bëri korridorin. Unë pyes stafin nëse mund ta bëjnë”?

Kërkesa e tij u miratua, dhe lojtarët e Barcelonës kaluan në ‘korridorin e nderit’ të bërë nga stafi i tyre./Lajmi.net/