Megjithatë, dështon transferimi i Biabiany

Transferimi i Jonathan Biabiany tek Milan ka dështuar. Milani ka bërë një "gafë" duke e prezantuar lojtarin në Twitter (postim që është fshirë), por pa pritur mendimin e lojtarit tjetër të përfshirë në marrëveshje.

Sport

01/09/2014 21:20

Tashmë është zyrtare. Transferimi i Biabiany në Milan ka dështuar. Kjo pasi që lojtari i përfshirë në marrëveshje (që ishte këmbim), Cristian Zaccardo, ka refuzuar të kalojë në Parma.

Refuzimi i Zaccardos ka bërë që i gjithë operacioni të dështojë.

Milan më herët është “ngutur” që të lajmërojë ardhjen e Biabiany në Twitter, por ky postim tashmë është fshirë, pasi që lajmërimi është bërë pa pritur për mendimin e Zaccardos.

Milan ishte afër lojtarit edhe gjatë afatit kalimtar dimëror, por transferi nuk u realizua pasi që klubet nuk mund të arrinin marrëveshje.