“Meghan Markle nuk ka kontaktuar babain e saj dhe nuk ka planifikuar takim me të”

Gjysmë motra e Meghan Markle ka mohuar informacionet se dukesha ka kontaktuar babain e saj si dhe planin për takim.

ShowBiz

06/08/2018 13:59

Raportimet e medieve gjatë fundjavës thanë që këshilltarët e Princit HArry më në fund po përpiqeshin në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve mes Meghan dhe Thomas Markle, për të cilat motra e saj thotë se janë të pabaza, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ajo thotë se as Meghan dhe as dikush tjetër nga familja mbretërore nuk i janë afruar babait të saj për të provuar rregullimin e marrëdhënieve.

Babai i dukeshës, 74 vjeç, kishte dhënë një varg intervistash mediatike të dëmshme për familjen mbretërore, ndaj ata ndërprenë tërësisht kontaktin.

Por, Samantha mbrëmë i tha TheSun “Unë flas me të çdo ditë dhe është e trishtuar, por jo, ata nuk e kanë kontaktuar atë”.

Ajo tha se gjitha ato që janë përfolur në medie janë produkt i spinit dhe se makinat e PR po bëjnë këto deklarata.

“Unë jam e trishtuar teksa shoh motrën time duke e injoruar babain”, ka shtuar ajo.  /Lajmi.net/