Meghan Markle është shtatzënë, e konfirmon pallati mbretëror

Dukesha e Sussexit është shtatzënë, këtë e ka konfirmuar pallati Kensington.

ShowBiz

15/10/2018 09:59

Në një tweet, pallati njofton se Meghan dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry janë shumë të gëzuar për këtë lajm, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.

Foshnja pritet të vjen në jetë pranverën e vitit të ardhshëm.

Njëherësh, fëmija i dukeshës dhe princit Harry është i shtati në radhën e pasardhësve, duke lënë Dukën e Jorkut në vendin e tetë.

Lajmi për shtatzëninë e Meghan vjen vetëm disa orë pasi çifti arritën në Sidnej për turin 16-ditor në Australi, Zelandë të Re dhe Paqësor. /Lajmi.net/