Meghan Markle bën paraqitjen e papritur në eventin e modës

Mbrëmë në Londër u mbajt "British Fashion Awards".

ShowBiz

11/12/2018 09:12

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ishte në mesin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni, shkruan lajmi.net.

Meghan, 37 vjeç, dukej tejet elegante e veshur në një fustan të zi, ndërsa vërehej qartë se ka shtuar peshë nga shtatzënia.

Meghan Markle, e cila është e martuar me Princin Harry, bëri këtë paraiqtje të papritur në ngjarjen e modës.

Në fotografitë që po qarkullojnë në mediet e huaja, ajo ishte plotë buzëqeshje në fytyrë, teksa po e mbante barkun me duar. /Lajmi.net/