Megan Fox nuk e mohon divorcin

Megan Fox thuhet se nuk është duke menduar për t'a anuluar divorcin e saj me Brian Austin Green.

ShowBiz

15/04/2016 00:35

Fox është shtatzënë me fëmijen e saj të tretë, por edhe pse burri i saj Brian nuk e mohon të jetë i ati i fëmijës, çifti nuk e ka ndërmend të anulojë divorcin, përcjell lajmi.net

Fox dhe Green që kanë dy fëmijë së bashku dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, ishin afër paraqitjes së një kërkese për divorc gushtin e kaluar.

Burimet tregojnë se shtatzënia nuk ishte e planifikuar dhe mundësia e divorcit është e madhe./lajmi.net