Mega ofertë për Pogban

Chelsea është e gatshme të paguajë 76 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Sport

09/10/2014 10:44

Chelsea është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Ylli francez ka shkëlqyer në Torino pas transferimit nga Manchester United më 2012 dhe së fundmi ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Bianconerët deri më 2016, që parasheh rritje të konsiderueshme të pagës.

Megjithatë, Jose Mourinho vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e tij, ka bërë të ditur portali “CaughtOffside”.

Madje, Blues janë të gatshëm të paguajnë 76 milionë euro për transferimin e Pogbas, ofertë që vështirë se do të refuzohet nga Juventus, edhe pse drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta ka pranuar se fundmi se klubi refuzoi oferta për francezin dhe Arturo Vidalin, gjatë afatit kalimtar të verës.