Mega kontratë për Januzajn

Manchester United i ka ofruar Adnan Januzajt kontratë prej 60 mijë funtesh në javë për të qëndruar në Old Trafford pas paraqitjes fantastike në Stadium of Light, ka njoftuar Daily Mail. 18-vjeçari e shënoi debutimin e tij të plotë në Premierligë me dy gola në fitoren 2-1 në udhëtim te Sunderland ku secili prej shënimeve…

Sport

07/10/2013 08:31

Manchester United i ka ofruar Adnan Januzajt kontratë prej 60 mijë funtesh në javë për të qëndruar në Old Trafford pas paraqitjes fantastike në Stadium of Light, ka njoftuar Daily Mail.

18-vjeçari e shënoi debutimin e tij të plotë në Premierligë me dy gola në fitoren 2-1 në udhëtim te Sunderland ku secili prej shënimeve ishte më i bukur se tjetri.

Ai ndihmoi Unitedin të rikthehet nga disavantazhi dhe të fitojë pikë të plota, shumë të nevojshme për ekipin dhe menaxherin e ri David Moyes.

Dhe, me kontatën në skadim pas tetë muajsh dhe një numri të madh të klubeve të interesuara për shërbimet e tij, Moyes dhe drejtuesit e klubit dëshiron të mbajnë yllin e ri kosovar.

Januzaj pas paraqitjes fantastike kundër Sunderlandit është lavdëruar nga Wayne Rooney dhe Moyes kurse selektori i Anglisë, Roy Hodgson nuk e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së tij në ekip, në një të ardhme të afërt.