Meek Mill: Dola nga burgu por nuk jam i lirë

Meek Mill u lirua këtë të martë nga burgu.

ShowBiz

26/04/2018 09:20

Gjykata supreme e Pensilvanisë mori vendimin për ta lëshuar reperin, raporton TMZ, transmeton, përcjellë lajmi.net

‘’Dua të falënderoj Perëndinë, familjen, miqtë, avokatët dhe ekipin tim në Roc Nation, duke përfshirë Jay-z, Desiree Perez, mikun tim të mirë Miachel Rubin, fansat e mi dhe gjykatën supreme për dashurinë dhe mbështetjen dhe inkurajimin e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha Meek pas lirimit.

“Ndërsa pesë muajt e fundit kanë qenë një makth, lutjet, vizitat, thirrjet, letrat dhe tubimet kanë ndihmuar që unë të qëndroj pozitiv”, ka shtuar ai.

Mirëpo ani pse është liruar ai nuk ka mbaruar punë me institucionet e drejtësisë,  nuk është plotësisht i lirë dhe ka kohë që ndihet kështu.

Ai ka thënë gjithashtu se ndjen përgjegjësi për personat e tjerë që janë burgosur pa faj.

Meek Mill dhe arrestimi i tij kishin shkaktuar shumë reagime në mesin e adhuruesve dhe kolegëve. Yje si Jay Z, Rick Ross dhe shumë të tjerë publikisht shprehën përkrahjen për reperin./Lajmi.net/