Medvedev: Rusia do ta bëjë Krimenë zonë speciale ekonomike

Në vizitën e parë zyrtare që Dimitry Medvedev e bëri sot në Krime, tha se Rusia ka ndërmend ta bëjë Krimenë zonë speciale ekonomike e cila do të mundësonte krijimin e të ardhurave të mjaftueshme për zhvillimin e këtij rajoni.

Bota

31/03/2014 12:13

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot në Krime se Moska do ta shndërrojë këtë rajon në zonë speciale ekonomike për t’i tërhequr investitorët.

Gjatë vizitës që Medvedev i bëri qytetit Simferopol, së bashku me delegacionin rus, ai tha se qëllim i Rusisë është që Krimesë “t’i mundësohet krijimi i të ardhurave të mjaftueshme për zhvillimin e vet ekonomik”, Radio Evropa e Lirë.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të nivelit më të lartë të Rusisë në Krime, prej se Moska e okupoi këtë territor nga Ukraina.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia nuk është njohur ndërkombëtarisht dhe konsiderohet ilegal dhe i paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Europian dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së javën e kaluar miratuan një rezolutë e cila shpallte të pavlefshëm Referendumin e Krimesë. Bashkësponzorizuese e kësaj rezolute edhe shteti i Shqipërisë.