Medvedev qorton administratën e Obamës

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka postuar një mesazh dygjuhësh në Facebook ku ka shkruar në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bota

20/01/2017 18:19

Medvedev ka shkruar se në kohën e presidentit Obama, marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit ishin në nivelin më të ulët këto dekadat e fundit.

Mes tjerash, ai ka përmendur mospajtimet në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Rusia, përplasjet amerikano – ruse rreth planeve antiraketore dhe kritikat e vazhdueshme të Uashingtonit rreth respektimit të drejtave demokratike në Rusi.

Po ashtu, kryeministri rus ka vlerësuar se administrata e presidentit Obama e ka konsideruar Rusinë si një “banana Republikë”.