Mediet turke paraqesin Angela Merkel si Adolf Hitlerin (Foto)

Trazirat mes Turqisë dhe Europës duket se janë përshkallëzur edhe më shumë, me deklaratat e ministrave turq që paralajmërojnë luftë dhe vale refugjatesh.

Bota

17/03/2017 15:49

Por e fundit që është përfshirë në këtë luftë fjalësh ka qënë gazeta proqeveritare turke “Gunesh”.

Në ballinën e saj është publikuar fotografia e Kancelares gjermane, Angela Merkel, me mustaqe dhe e veshur në uniformë naziste.

Krahas fotografisë shkruhet “Hitleri grua” dhe nuk ka munguar as kryqi nazist dhe mbishkrimi “Frau Hitler”. SYRI.net

Image