Mediet në Spanjë zbulojnë lojtarin që do të marr fanellën me numër 7 te Real Madrid

Me largimin e Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit numri 7 në fanellën e Real Madridit ka mbetur i lirë.

Sport

21/07/2018 22:13

Kjo ka bërë që mediet në Spanjë këto ditë të parashtrojnë shpesh pyetjen se kush do të jetë pasardhësi i këtij numri, që mbart peshë të rëndë pas vete, kur dihen të arriturat e Cristiano Ronaldos te Real Madrid.

‘DiarioGol’ ka shkuar përtej duke pretenduar se e di pasardhësin e fanellës me numër 7 te ‘Los Blancos’.

Gazeta spanjolle raporton se Sergio Ramos ka zbuluar pasardhësin. Ai do të jetë Marco Asensio, talenti spanjoll i destinuar për t’u bërë një legjendë e Los Blancos.

Nuk është sekret se 22-vjeçari është një nga talentet më premtues të Real Madrid. Gjithsesi, për shkak të kompeticionit të madh te Real, ai sezonin e kaluar është aktivizuar shumicën e rasteve si një zëvendësues nga Zinedine Zidane.

Shumë është thënë se këtë numër mund ta mbajë edhe Eden Hazard nëse vendos të transferohet te Real Madrid./Lajmi.net/