Mediet në Serbi e “përpijnë” humbjen, por jo edhe festën e shqiptarëve

.

Sport

22/06/2018 22:16

Mediet në Serbi më shumë janë të mërzitura me festat e shqiptarëve në ndeshjen ndaj Zvicrës se sa humbje e kombëtares së tyre.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë një hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër në Kupën e Botës pas fitores 2:1 ndaj Serbisë në Kupën e Botës në Rusi.

Mediet në Serbi pas ndeshjes janë brengosur për festën e Xhakës dhe të Shaqirit, se sa për paraqitjen e dobët të kombëtares së tyre.

Telegraf.rs dhe Kurir.rs e kanë cilësuar skandal festën e dy futbollistëve me prejardhje nga Kosova./Lajmi.net/