Mediet në Poloni tregojnë se ku po transferohet Piatek

Krzysztof Piatek është pranë transferimit te Milan.

Sport

15/01/2019 18:42

Sulmuesi polak, Krzysztof Piatek, gjatë kësaj jave mund t’i jap fund qëndrimit te Genoa, për të kaluar në ‘San Siro’, te skuadra e Milan.

Pas raportimeve të medieve në Itali, së fundi për kalimin e Piatek te Milan po shkruajnë edhe mediet polake.

‘Przeglad Sportowy’ është e sigurt 95 për qind që 26 vjeçari do t’i bashkohet Milan në fundjavë.

Piatek të premten do të jetë në Milano, për të finalizuar marrëveshjen.

Transferimi i Piatek lë të kuptohet se Gonzalo Higuain po largohet nga Milan, për t’iu bashkuar Chelsea në Premierligë./Lajmi.net/