Mediet në Itali zbulojnë sulmuesin e madh që mund t’i bashkohet Interit

Inter ka filluar ta mendojë të ardhmen pa sulmuesin Mauro Icardi.

Sport

15/02/2019 09:52

Sulmuesit argjentinas i është marrë shiriti i kapitenit, për t’iu dhënë i njëjti portierit Samir Handanovic.

25 vjeçari sipas deklaratës së Luciano Spalletti, ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Rapidit të Vjenës.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Inter po e mendon sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, si pasues të Mauro Icardit, përcjell ‘lajmi.net’.

Lukaku është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Everon, kur ‘Djajtë e Kuq’ drejtoheshin nga Jose Mourinho.

Emra tjerë në listën e Interit janë edhe Edin Dzeko dhe Tino Werner./Lajmi.net/