Mediet në Itali: Pep Guardiola te Interi?

Interi po përgatitet për lëvizjen më të madhe në afatin kalimtar veror.

Sport

02/03/2017 19:14

‘Tuttomercatoweb’ raporton se Interi është duke e menduar seriozisht angazhimin për trajner të Pep Guardiolas, si zëvendësues të Stefan Pioli.

Kjo medie shkruan se dëshira e pronarëve kinez është investimi në të rinj, dhe Guardiola është një trajner që iu beson shumë të rinjve, ku mostër më e mirë është koha e tij te Barcelona, Bayern Munich dhe tash Manchester City.

Në anën tjetër, i papunë nuk do të mbetet as Pioli, për të cilin interesim po shpreh Sampdoria./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6