Mediet në Gjermani: Donis Avdijaj zgjedh Kosovën (FOTO)

Donis Avdijaj është futbollisti i radhës që ka pranuar t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Sport

11/11/2016 16:32

20 vjeçari që është pjesë e Schalkes 04, është grumbulluar me ekipin e Kosovës në Turqi, ndërsa do të jetë i gatshëm për paraqitjen e parë, në ndeshjen kualifikuese të marsit.

Avdijaj që ka klauzolë prej 49 milionë te Schalke 04, në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Gjermanisë, dhe kalimi i tij te Kosova, ka bërë që për të, të shkruajnë edhe mediet në Gjermani.

“Ish lojtari i Osnabrucker Donis Avdijaj do të luaj për Kosovën”, shkruan ‘noz’, përcjell lajmi.net.

Po ashtu në këtë shkrim ceket se Avdijaj nga viti 2011 deri në vitin 2014, ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Gjermanisë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.