Mediet në Argjentinë tregojnë gjendjen emocionale të Messit pas humbjes nga Kroacia

Humbja 3-0 nga Kroacia në Kupën e Botës e ka goditur shpirtërisht Lionel Messin.

Sport

23/06/2018 17:15

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka përjetuar rëndë humbjen në Kupën e Botës nga Kroacia me rezultat 3:0, ku edhe rrezikojnë eliminimin nga faza e grupeve.

Media e njohur argjentinase, ‘Clarin’ ka sjellë qëndrimin e Messit pas humbjes nga Kroacia.

“Messi është thyer brenda dhe jashtë. Ajo vërehet. I lënduar në shpirt, në zemër dhe në humor”, shkruan gazeta argjentinase.

“Ai u largua nga fusha i vetëm, në heshtje, madje edhe pa i përshëndetur rivalët”./Lajmi.net/