Mediet në Angli: Ky është trajneri favorit për të zëvendësuar Wengerin

Aventura 22 vjeçare e Arsene Wenger te Arsenal, ka përfunduar zyrtarisht dje me fitoren 0-1 në udhëtim te Huddersfield, me një gol të shënuar nga sulmuesi nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

14/05/2018 16:34

Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga largimi i Wenger, thashethemet për zëvendësimin e tij ka qenë shumë aktuale ditëve të fundit.

Në mediet e huaja është spekuluar për shumë emra, si Patrick Viera, Thierry Henry, Carlo Ancelotti, Max Allegri e Mikel Arteta.

Por, raportimet e fundit nxjerrin favoritin kryesor Mikel Artetan për të marrë drejtimin e Arsenalit, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e kësaj skuadre.

Emri tjetër për të cilin po flitet, është edhe ai i Brendan Rodgers, trajneri të Celtic, i cili në Premierligë ka drejtuar skuadra si Swansea dhe Liverpool./Lajmi.net/