Mediet maqedonase pas triumfit të Kosovës: Në Maqedoni ka “vdekur” basketbolli

Fitorja e Kosovës ndaj Estonisë ka bërë që Maqedonia të eliminohet në parakualifikimet për Kampionatin Botëror.

Sport

19/08/2017 23:23

Përfaqësuesja e Kosovës ia doli të shënoi fitore ndaj Estonisë, për të kaluar së bashku me këta të fundit në fazën tjetër, në kuadër të grupit C.

Mediet në Maqedoni, eliminimin e tyre e kanë cilësuar si vdekje për basketbollin maqedonas.

“Basketbolli i Maqedonisë është i vdekur. Kosova mundi Estoninë”, ka shkruar ‘Sportmedia.mk’, duke raportuar për fitoren e Kosovës./Lajmi.net/