Mediet kroate me lavde për Grezdën

Eros Grezda është një prej futbollistëve që ka treguar formë të shkëlqyer si me skuadrën e tij Osijek, ashtu edhe me Kombëtaren gjatë vitit kalendarik që lamë pas.

Sport

19/01/2018 19:29

Për këtë, mediat kroate kanë bërë një bilanc të blerjeve në merkato nga Osijek në të paktën dy vitet e fundit.

Bëhet me dije se forma e shqiptarit është gjithmonë konstante dhe se Grezda është i vetmi futbollist që e ka ruajtur shpërthimin e tij që nga momentet e para që ka ardhur në ekip, ndryshe nga blerjet e tjera.