Mediet gjermane zbulojnë tre lojtarët e Bayernit që janë kundër Niko Kovaç – Lajmi.net
Mediet gjermane zbulojnë tre lojtarët e Bayernit që janë kundër Niko Kovaç
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliSport 10:37, 30 November 2018
Niko Kovaç assesi të gjejë rehatinë te Bayern Munich.

Trajneri kroat, Niko Kovaç, që verën e kaluar ka marrë drejtimin e Bayern Munich duke zëvendësuar Jupp Heyenckes, po vazhdon të përballet me shumë probleme.

Mungesa e rezultateve në këtë fillim sezon në Bundesligë, ka qenë brenga e madhe e drejtuesve bavarezë nën drejtimin e Kovaç.

Por, problemet e trajnerit kroat te gjiganti gjerman sa shkojnë duke u rritur.

Revista sportive gjermane shumë e respektuar, ‘Kicker’, raporton që së fundi janë tre lojtarë të Bayern Munich që kanë dalë kundër trajnerit Niko Kovaç, përcjell ‘lajmi.net’.

Mats Hummels, Sandro Wagner dhe James Rodriguez janë lojtarët e revoltuar ndaj Kovaç, të cilët janë të pakënaqur me trajnerin 46 vjeçar.

Këta tre lojtarë kanë mbetur të vetëm në rrugën e tyre, pasi drejtuesit e klubit ditë më parë kanë konfirmuar mbështetjen e tyre në trajnerin e ardhur nga Eintracht Frankfurt./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO