Mediet e Australisë raportojnë për restaurantin “Ku De Ta” të arkitektit shqiptar

Arkitekti Rama ka treguar për mediet australiane se pasuria më e madhe e projektit ka qenë pamja nga lumi Sëan River” dhe të vendosurit e 220 ulëseve për klientët të cilët do të kenë mundësinë që të pinë gjersa kanë pamjen e qytetit, rrugës dhe ishullit Heirisson, përcjellë KultPlus.

ShowBiz

03/03/2017 15:15

Hapësira e restorantit Ku De Ta në Perth të Australisë është e madhe, ka tre dhoma të ngrënies, tre kuzhina, një licencë për 850 klientët dhe ka një hapësirë që mbulon 1800 metra katrorë, ku hyn hapësira për të ngrënë, e barit, hapësira e pijeve dhe salla e pritjes, kurse dizajnimin e arkitekturës e ka realizuar shqiptari Perparim Rama.

Restoranti buzë lumit do të hapet më 17 mars dhe ka një meny që përfshinë 67 ushqime të ndryshme. Investimi i tij i fundit prej 6 milionë dollarë përfshinë drurin që është ricikluar nga moli në Bunbury dhe që janë përdorur për të krijuar tavolinat për tu ulur, dhe dërrasat e ricikluara që janë marrë nga druri “Jarrah” janë përdorur për dysheme.

“Ne asnjëherë nuk kemi dashur që të krijojmë një kopje të njëjtë të vendtakimeve në Bali,” ka thënë arkitekti i projekti me bazë në Londër, Perparim Rama për “The West Australian”.

Aspektet kryesore të hapësirës së brendshme paraqesin disa elemente të Ku De Ta në Bali si ndjenjën pozitive, mënyrën sesi paraqitet dhoma për mirëpritjen e konsumatorët por të përzier me trashëgiminë, kulturën dhe traditën e Australisë perëndimore.
“Hapësirat janë projektuar në një mënyrë që të dërgojnë njerëzit nëpër një udhëtim. Është një mikëpritje me shumë emocione”, ka thënë Rama.

Rama ka treguar se “pasuria më e madhe e projektit ka qenë pamja nga lumi Swan River” dhe të vendosurit e 220 ulëseve për klientët të cilët do të kenë mundësinë që të pinë gjersa kanë pamjen e qytetit, rrugës dhe ishullit Heirisson.
Kryekuzhinieri Dan Fisher ka treguar se ushqimi është përgatitur në atë mënyrë që të jetë i qasshëm për të gjithë. “Ne nuk kemi dëshiruar që asnjë nga restorantet të jetë i stilit të lartë. Ne dëshirojmë qe të jetë argëtuese. Pasta me gaforre janë tipike për qasjen tonë”.

“Ne kemi marrë ushqimin më të preferuar në Perth, crab pinguini (pasta me gaforre), por jemi argëtuar duke i shtuar gjethe nori dhe shiso. Ne kemi një furnizues me qumësht të lopës, dhe jemi duke përdorur mish të terur nga delet nga ferma e David dhe Susan Thompson. Gjersa kemi edhe sardele, guacka të freskëta, oktopod të përgatitur në grillë në qytetin Fremantle të Australisë dhe rriske të proshutës”, ka thënë Fisher duke shtuar se menytë janë të ndryshme varësisht se në cilën dhomë të ngrënies do të uleni.KultPlus.com